14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPronat/ Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt,...

Pronat/ Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë

Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës, në 5 prej tyre, çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, janë rritur nga 29 deri në 73%.

Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare, çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë.

Rritja më e lartë e çmimeve fiskale është në Farkë me 73%.

Çmimet fiskale në këtë zonë nga 66,500 arrijnë në 115,200 lekë për metër katror.

Në zonat Petrelë dhe Prezë rritja e çmimeve fiskale është 60%.

Në Dajt, çmimet nga 53,500 arrijnë në 75,500 lekë për metër katror (rritja 41%).

Në Kashar, nga 53,500 u rritën në 69,000 lekë për metër katror (rritja 29%).

Rritja e çmimeve referuese do të rrisë nivelin e taksës së ndërtesave edhe në këto zona, pasi baza e llogaritjes së taksës është vlera e shtëpisë. Taksa është sa 0,05% e vlerës së apartamenteve llogaritur sipas çmimeve fiskale.

Edhe në vendimin e ri mbetet i pandryshuar përcaktimi për reduktimin e çmimit fiskal deri në 35% nga njësitë administrative.

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat ju bashkuan njësive të qeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale.

Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt”, thuhet në vendim.

Sakaq edhe për ndërtesat e privatizuar me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Ndërsa çmimet fiskale në rrethe kanë mbetur të pandryshuara.

LEXO EDHE: “Dorëlëshuar” te blerja e shtëpisë, “dorështrënguar” te sigurimi i saj/ Pronat në Durrës deri në 2,000 € m2, në Sarandë 2,500

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat