Siç duket moti i keq ka bërë që dita e sotme, e diel, 6 gusht të nis me aksidente rrugore.
Dhe konkretisht një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.
Një makinë me targa serbe është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familje, 3 famijë dhe burrë e grua.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Familja po shkonte me pushime.
Aksident i dyfishtë në Shkopet
Një makinë del nga rruga ndërsa tjetra përfundon në liqen.
Për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur këtë mëngjes.
Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë.
Aksidenti në hyrje të Fier
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar 10 persona.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.