14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHarta me çmimet e rritura të apartamenteve në Tiranë/ Po Sigurimi i...

Harta me çmimet e rritura të apartamenteve në Tiranë/ Po Sigurimi i tyre, a ka ndryshuar?

Nga Fresku në Astir, përfshirë ish-Bllokun e Yzberishtin, qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë.

Unaza e Re është zona me rritjen më të madhe të çmimit të referencës me 76 për qind. Nga 65 mijë lekë për metër katror çmimi rritet në 114 mijë e 300 lekë.

Alliasi, Medreseja dhe Komuna e Parisit janë zonat e tjera me normën më të lartë të shtrenjtimit me 54 deri në 57 për qind. Çmimet e referencës janë rritur në 113 mijë e 850 lekë në Don Bosko, 117 mijë e 800 lekë në Porcelan dhe 159 mijë e 100 lekë në Yzberisht.

Në zonën e ish-bllokut ndër më të shtrenjtat të kryeqytetit, një metër katror vlerësohet në 228 mijë e 400 lekë, 20 për qind më shtrenjtë nga çmimi i referencës së 2018-s.

Harta Kadastrale e Tiranës

Çmimet për m2 sipas zonave kadastrale:

Rreziqet që kërcënojnë pronën tonë

Të gjithë e dimë që jeta ka plot rreziqe, të cilat janë të afta që në çdo moment të dëmtojnë atë që ne e kemi ndërtuar me mund dhe për një kohë shumë të gjatë.

Por edhe kjo e ka një zgjidhje: SIGURIMIN.

Mjafton që prona është e regjistruar dhe të ketë një certifikatë pronësie dhe merret në sigurim nga kompania e sigurimit.

Dhe përveç Sigurimit nga Zjarri, Sigurimit të Shtëpisë mund ti shtohen edhe rreziqet nga Katastrofat Natyrore si: tërmeti, përmbytja, stuhia, rrëshqitja e tokës etj.

Falë zhvillimeve teknologjike Sigurimi i Shtëpisë është shumë i thjeshtë. Kompania ku unë punoj e shet edhe online Sigurimin e Banesave. Pra, vetëm me një klik, ti mund të hysh, të deklarosh sa metra katrorë ke, të deklarosh të dhënat e certifikatës së pronësisë, numër pasurie, zone kadastrale dhe automatikisht të del sa është përgjegjësia e siguruesit, pra sa është shuma maksimale për sigurimin dhe sa është tarifa që ti paguan.

Çdo ditë dëgjojmë për zjarre në banesa si pasojë e përdorimit të bombolave të gazit, defekteve të rrjetit elektrik etj dhe në një Tiranë që rritet ditë pas dite dhe askush nga ne nuk e di se çfarë fqinji ka, sa i përgjegjshëm është, Sigurimi i Shtëpisë është zgjidhja më e mirë.

Por sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

Tarifat e kompanive të sigurimit janë shumë të ulta. Në një vit për një banesë Sigurimi kushton vetëm 100 lekë për metër katror.

Një apartament 100 metra katrorë paguan maksimumi 10,000 lekë në vit. Dhe kjo pronë sigurohet si nga zjarri, tërmeti, ashtu edhe nga përmbytja apo rrjedhja e tubacioneve.

Dhe kështu familja juaj jeton në një shtëpi që është e siguruar.

Mos prisni më shumë! Dhurojini vetes dhe familjes suaj siguri!

Merrni tani një ofertë duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat