9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLigji i ri i BE kërkon stacione të rikarikimit të shpejtë çdo...

Ligji i ri i BE kërkon stacione të rikarikimit të shpejtë çdo 60 km brenda vitit 2025

Këshilli i BE miratoi një ligj të ri për të shtuar më shumë stacione të rikarikimit të shpejtë dhe stacione për karburantin alternativ në gjithë Bashkimin Europian.

Si pjesë e rregullores së re, BE-ja do të kërkojë instalimin e stacioneve të rikarikimit të shpejtë, me fuqi totale 400 kW për makinat dhe furgonat dhe 600 kW për automjetet e rënda, çdo 60 kilometra (rreth 37 milje) përgjatë autostradave brenda fundit të vitit 2025.

Ligji i ri mbi infrastrukturat e karburanteve alternative synon të tkurrë ndjeshëm gjurmën e karbonit të transporteve në Europë dhe kontribuon në objektivin “Fit for 55” për reduktimin e emetimeve në BE me 55% ose më shumë brenda vitit 2030.

Ligji i ri është një gur themeli në politikën tonë ‘Fit for 55’ që parashikon më shumë stacione publike të rikarikimit në rrugët e qyteteve dhe përgjatë autostradave në të gjithë Europën” – deklaroi në një komunikatë, Raquel Sánchez Jiménez, ministri spanjoll i Transporteve, Lëvizshmërisë dhe Axhendës Urbane.

“Jemi optimist mbi faktin që në të ardhmen e afërt, qytetarët mund të rikarikojnë makinat e tyre elektrike me të njëjtën lehtësi që mund ta bëjnë sot në pikat me benzinë”.

Ligji parashikon stacione të rikarikimit të shpejtë për makinat elektrike përgjatë autostradave kryesore që janë pjesë e rrjetit të transportit transeuropian (TEN-T) brenda vitit 2025 dhe këto stacione duket të kenë të paktën një rikarikues të shpejtë me fuqi 150 kW ose më të lartë.

Stacionet e rikarikimit me fuqi totale 600 kW, duke përfshirë të paktën një rikarikues me fuqi minimale 150 kW, për automjetet elektrike të rënda duhet të instalohen çdo 60 kilometra në rrjetin qendror të TEN-T dhe çdo 100 kilometra në rrjetin më të gjerë TEN-T brenda vitit 2025.

Sipas ligjit, stacionet e rikarikimit duhet të mbulojnë të gjithë rrjetin TEN-T brenda vitit 2030.

Brenda këtij viti, stacionet e furnizimit me hidrogjen duhet të instalohen çdo 200 kilometra përgjatë rrjetit qendror të TEN-T dhe në të gjithë nyjet urbane, ose ndryshe zonat urbane që përfshijnë pjesë të infrastrukturës së transportit të rrjetit TEN-T.

Përveç rregullave mbi stacionet e rikarikimit dhe furnizimit për makinat, furgonët dhe makinat e rënda, ligji kërkon që disa porte detare, në varësi të faktit nëse plotësojnë një numër minimal anijesh të mëdha për pasagjerë ose kontejnerësh, të ofrojnë energji elektrike në breg deri në vitin 2030.

Ligji parashikon, ndër të tjera, që aeroportet duhet të ofrojnë energji elektrike për avionët e palëvizshëm në të gjitha portat deri në afatin përfundimtar të vitit 2025 dhe në stacionet e largëta, deri në vitin 2030.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, BE ofron një numër të madh stacionesh të rikarikimit të shpejtë, me më shumë se 70 mijë stacione në vitin 2022, me rritje 55% krahasuar me vitin 2021.

Gjermania, Franca dhe Norvegjia kryesojnë për numrin më të madh të stacioneve të rikarikimit të shpejtë.

Me legjislacionin e ri, rritja e numrit të stacioneve të rikarikimit të shpejtë së bashku me transparencën e çmimeve dhe disponueshmërinë mund të ndihmojë në reduktimin e akthit të autonomisë dhe të nxisë një numër më të madh njerëzish të blejnë makina elektrike. /World Economic Forum

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat