11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret në Greqi shkaktojnë të tjerë viktima, gjenden dy trupa të karbonizuar...

Zjarret në Greqi shkaktojnë të tjerë viktima, gjenden dy trupa të karbonizuar në Volos

Dy trupa të tjerë të karbonizuar u gjetën në orët e pasdites në zonën e Volos, 320 kilometër në veri të Athinës, pas zjarreve që përfshinë vendin.

Sipas zjarrfikësve, trupi i parë u gjet në një stan të djegur plotësisht në zonën Ajos Jogjios në Feres të Volosit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për vëllanë, i cili më herët kishte kërkuar ndihmë se po digjej stani i tyre.

Trupi i dytë u gjet në zonën Horostasi në Volos. Viktima është një grua e moshuar, e cila nuk mundi të largohet prej flakëve që përfshinë pronën e saj në të cilën jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, që u dërgua në spital pa shenja jete, por ende nuk dihet nëse ka mundur të shpëtojë.

Sipas kryetarit të bashkisë së zonës, më herët banorëve të zonës u ishte dërguar mesazh nga numri i emergjencës 112 për të evakuuar zonën.

Tashmë, ka shkuar në pesë numri i viktimave nga zjarret në Greqi. Një ditë më parë dy pilotë humbën jetën gjatë rrëzimit të një avioni zjarrfikës në ishullin Evia, ndërsa një bari u gjet i karbonizuar në të njëjtën zonë.

LEXO EDHE: Zjarret, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Rodos

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat