16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti u prishi shtëpinë nga 2+1, shteti u jep 1+1

Tërmeti u prishi shtëpinë nga 2+1, shteti u jep 1+1

Familjes Kika në Durrës iu prish shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por nga 2+1 ata përfituan apartament 1+1.

Kjo pasi ata nuk i kishin regjistruar djemtë e tyre në certifikatën e pronësisë kur ra tërmeti, përkatësisht njërin 49 vjeç dhe tjetri 34 vjeç.

LEXO EDHE: Sigurimi i Shtëpisë nga tërmeti/ Gazetari i njohur tregon historinë personale: SIGAL UNIQA ma pagoi dëmin brenda javës

Pra në apartamentin 2+1 kanë qenë 3 kurora, ndërkohë që në certifikatën familjare figuronin vetëm 2 persona.
Ata i janë ankuar në Bashkinë Durrës, por që i drejtojnë pa përgjigje drejt prefekturës edhe pse bashkia kur ngriti asokohe grupet në terren duhet të verifikonte sesa kurora ishin në atë apartament.

Zonja Kika shprehet për Fiksin se në 29 mars 2021 kanë paraqitur dokumentet, pasi atëherë u shpall shtëpia e tyre e dëmtuar në nivel DS5. Por nga 2+1,ata kanë përfituar 1+1. “Tapia ishte në emrin tonë e vërtet, por ne kemi dhe dy djem brenda në shtëpi të ndarë zyrtarisht nga ne si me letra ashtu edhe nga ana financiare. Pra jemi 3 kurorë se njërin djalë e kemi të martuar e tjetri beqar. Të gjithë jetonim në apartamentin 2+1″, shprehet ajo.

Ajo tregon se janë ankuar në çdo institucion të mundshëm e instanca por të gjithë kërkesën e tyre e adresojnë në bashki e cila u përgjigjet se familja Kika nuk ka aplikuar te portali “shtëpia ime’. Ky portal që u hap pas tërmetit të 2019 ishte mbyllur në 29 shkurt 2020.

“Pallati ynë u prish 10 muaj pasi u mbyll portali ‘shtëpia ime’. Dua strehim për fëmijët. Në V.K.M është mundësia për zgjerim, por për ata që janë kurora më vete nuk thotë gjë”, shprehet ajo për Fiksin.

Në këto kushte Fiksi interesohet pranë Bashkisë Durrës, ku këta të fundit kërkuan që të depozitohej një kërkesë.

Bashkia nuk iu përgjigj pyetjeve te drejtuara nga emisioni “Fiks Fare” në kërkesë, por vuri në dispozicion vetëm relacionin e hartuar prej saj të komisionit të shqyrtimit të ankesave, pas ankesës së depozituar prej familjes Kika në portalin e bashkëqeverisjes, relacion që mban datën 21 dhjetor 2021.

Në këtë relacion thuhet se Komisioni i Posaçëm për vlerësimin dhe zgjedhjen e përfituesve nga programet e procesit të rindërtimit ka konstatuar që familja Kika nuk ka aplikuar te portali ‘shtëpia ime’ dhe ata e kanë shpallur përfitues të banesës 1+1 meqë në certifikatën familjare të vitit 2019 figuronin vetëm 2 persona, pasi djemtë ishin kurora më vete.

Pushteti vendor pas tërmetit edhe pse bëri verifikime në terren, nuk e pasqyroi atë ç’ka konstatoi në familjen Kika, ku në një banesë 2+1 jetonin 3 kurora.

Bashkia e Durrësit, pasi i hoqi një dhomë familjes Kika pas dëmtimit që ajo pësoi nga tërmeti dhe nuk i dha zgjidhje problemit të strehimit të 3 kurorave të kësaj familjeje, i rekomandon që këtë problem ta zgjidhë në gjykatë.

LEXO EDHE: Mbi 25 vite punë për të blerë një apartament, 5 minuta për ta humbur, 1 minutë për ta siguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat