11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Zjarret, rezultat i krizës mjedisore”/ Banorët e Rodosit të shqetësuar për të...

“Zjarret, rezultat i krizës mjedisore”/ Banorët e Rodosit të shqetësuar për të ardhmen

Banesa e Edisës 19-vjeçare, e cila jeton së bashku me prindërit e saj në bregun juglindor të Rodosit është përfshirë nga zjarret që kanë shkatërruar ishullin grek.

LEXO EDHE: Zjarret kushtojnë/ Në 6 vite fatura e dëmeve nga flakët shkon mbi 823 milionë €

Familja e saj është detyruar që të largohej nga shtëpia së bashku me mijëra pushues gjatë fundjavës.

“Për turistët ishte një përvojë vërtet e tmerrshme dhe e keqe, por për ne është më keq sepse jetojmë këtu. Gjithçka është djegur”, thotë Edisa.

BBC News ndodhet në vendin e ngjarjes dhe e ka përshkuar të gjithë situatën atje si dhe përjetimin e Elisës dhe familjes së saj.

“I hasëm teksa ishin strehuar nga vapa e madhe nën një tendë në plazhin e Glystra. Zogj të vegjël të verdhë cicëronin me zhurmë nga kafazi i tyre ndërsa Edisa fliste”, shkruan BBC News.

Vetëm pak ditë më parë, turistët shijuan rrezet e diellit dhe ujin e pastër blu të Rodosit, ndërsa tani gjithçka që ka mbetur janë mbetjet e djegura të asaj që dukej si kafene dhe “skeleti” i djegur i një biznesi turistik.

E reja nga Greqia, Edisa, ka frikë për të ardhmen e saj në këtë ishull.

“Do të duhen shumë vite për t’u riparuar dhe nuk mendoj se turistët do të duan të kthehen pas gjithë kësaj,” thotë ajo.

Të gjithë janë në gatishmëri të lartë, gati për momentin që era i zhvendos flakët në drejtimin e tyre.

“E gjithë kjo ka një ndikim të tmerrshëm në komunitetin lokal. Të gjithë pushuesit u evakuuan gjatë fundjavës. Shumë punëtorë vendas u është dashur të largohen gjithashtu nga shtëpitë e tyre. Së fundmi, autoritetet njoftuan evakuimin e disa fshatrave të tjerë. Është si një katastrofë biblike”, u shpreh Kyriakos Sarikas, i cili është menaxher në një nga hotelet më të bukur në Lindos.

Ai është jashtëzakonisht i tmerruar nga zjarret që po prekin një pjesë të mirë të zonës.

“Ne duhet të kemi një plan për të dalë nga kjo krizë për të rivendosur të gjithë zonën. Hoteli është një hotel – mund ta rindërtoni, mund ta rilyeni, por natyra jashtë është gjëja më e rëndësishme, sepse e gjithë kjo është rezultat i krizës mjedisore me të cilën po përballemi”, tha Sarikas.

LEXO EDHE: Si i nxisin ndryshimet klimatike zjarret/ Si të mbrojmë pasurinë tonë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat