16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Stuhi ere dhe breshër, 3 viktima në Serbi

VIDEO/ Stuhi ere dhe breshër, 3 viktima në Serbi

Teksa Greqia po digjet nga zjarret, në Serbi ka rënë breshër në madhësinë e një veze.

Në Kralevë dhe Krushevc situata paraqitet më e përkeqësuar, teksa si pasojë e stuhisë së mbrëmshme që ka goditur Serbinë, kanë humbur jetën 3 persona.

Ndërkohë një burrë u godit nga rryma elektrike, gjatë një stuhie në Bačka Palanka. Një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad. Dhe një grua vdiq nga flakët e zjarrit në Kovačica, i cili shpërtheu pasi rrufeja goditi një pemë, tha Departamenti i Policisë së Pançevës.

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për bubullima të forta, reshje shiu dhe breshër, ndërsa dëmet e shkaktuara deri më tani janë të konsiderueshme.

LEXO EDHE: Zjarre, përmbytje, stuhi të fuqishme… Bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Çfarë kemi në dorë të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat