Dy fshatra të tjerë në ishullin grek të Rodos po evakuohen për shkak të përhapjes së flakëve në zonat e Massarit dhe Malonës.
Sipas ERT, zjarret në ishull janë riaktivizuar duke arritur edhe në oborret e shtëpive, ndërsa dëgjohen edhe shpërthime.
Tre shtëpi kanë marrë flakë ndërkohë forcat e ushtrisë dhe helikopterët po punojnë për neutralizimin e zjarreve.
“Për javët e ardhshme duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë“, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Parlament.
LEXO EDHE: Si e nxitën ndryshimet klimatike valën e të nxehtit në Evropë
Gjithsej janë 64 vatra zjarri aktive të mëdha, ndërsa disa prej tyre konsiderohen tepër të rrezikshme.
Në aeroportin qëndror të Rodosit janë vendosur qendra evakuimi, për turistët që kërkojnë të largohen nga Greqia, me avionët e mundësuar nga qeveria vendase.
Turistët në përpjekje për tu larguar nga ishulli