Evropa duket se do ta gjejë veten përballë një tjetër vale të nxehti me meteorologët që paralajmërojnë se “kupola e të nxehtit” vazhdon të zgjerohet në gjysmën jugore të kontinentit.
LEXO EDHE: VIDEO-FOTO/ Digjet edhe Korfuzi, flakët shihen edhe nga Shqipëria
Por çfarë është kupola e të nxehtit…?
Ajo ndodh kur një zonë me presion të lartë qëndron mbi një rajon për ditë, apo edhe javë. Ashtu si kapaku i një tenxhereje me presion, kupola bllokon ajrin e nxehtë poshtë dhe mund të shkaktojë valë të nxehti me temperatura shumë mbi normën.
Ajri i nxehtë zgjerohet vertikalisht në atmosferë, ndërsa presioni i lartë, nga sipër bën që ai të mos ketë ku të shkojë dhe e shtyn poshtë. Ndërsa ajri i ngrohtë zbret në fund, ai ngjeshet dhe nxehet, e kjo krijon më shumë nxehtësi. Më pas, toka nxehet dhe humbet lagështinë, gjë që e bën atë të zhuritet dhe të ekspozuar ndaj zjarreve.
Kupola e presionit të lartë gjithashtu shtyn retë rreth saj, duke bllokuar edhe më shumë nxehtësinë.
Zakonisht, erërat mund të zhvendosin presionin e lartë përreth, por ndërsa kupola shtrihet deri lart në atmosferë, sistemi i presionit të lartë bëhet shumë i ngadaltë, pothuajse i palëvizshëm.