14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet20 vjetori i "UNIQA Re", Brandstetter: Vazhdoni të kontribuoni për zhvillimin e...

20 vjetori i “UNIQA Re”, Brandstetter: Vazhdoni të kontribuoni për zhvillimin e Grupit tonë në Europë

Filiali i risigurimeve në Grupin “UNIQA Insurance Group”, “UNIQA RE” kremton sot 20-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, kreu i Financave dhe Kontrollit në “UNIQA Insurance Group”, Kurt Svoboda falenderoi të gjithë kolegët në Zyrih duke i uruar suksese për vitet në vazhdim.

 “Gjithë të mirat për 200 vitet e ardhshme!”, shprehet ai.

Ndërsa CEO e “UNIQA Re”, Ivana Stark tha ndërë të tjera: “Ne po bëjmë çmos për të mbështetur grupin në udhëtimin e tij emocionues“.

Ndërsa CEO i “UNIQA Insurance Group”, Andreas Brandstetter pati një urim shumë të veçantë.

E lindur në 2003. 20 vjeç. Me këtë rast, dy mesazhe për të dashurën “UNIQA Re”.

E para, ti je një organizatë adulte tashmë. Shko shikoje jetën. Jeta është e bukur, jeta është e mrekullueshme dhe të ofron shumë mundësira.

Më e rëndësishmja, vazhdo të rritesh. Vazhdo të zgjerohesh dhe të kontribuosh për zhvillimin e Grupit tonë në Europë. Gëzuar Ditëlindjen UNIQA RE”.

“UNIQA Re” nisi punën në vitin 2003 me seli qëndrore në Zyrih.

Me 1,4 miliardë Euro prime risigurimi në vit, e vlerësuar me “A” nga “Standard & Poor’s” dhe aktive në 18 shtete europiane, e bëjnë “UNIQA Re” një nga emrat më të rëndësishëm të risigurimeve në kontinent.

Me gamën e gjerë të ekspertëve, “UNIQA Re” e sheh veten si një qendër të brendshme të ekselencës së risigurimeve teksa këshillon çdo ditë 40 kompanitë e sigurimit pjesë e Grupit UNIQA në 18 vende evropiane, përfshirë edhe SIGAL UNIQA Group Austria, për çështjet e risigurimeve në sektorin e jetës dhe jo-jetës.

Një nga vlerat kryesore të “UNIQA Re” është ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata.

Edhe për SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ekzistenca e “UNIQA Re” është një garanci për pagimin e dëmeve, pavarësisht vlerave monetare që ato mund të kenë.

LEXO EDHE: Garanci dhe siguri për klientët/ SIGAL UNIQA, pa rivalë në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat