14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Stuhia e të nxehtit”/ Të paktën 13 shtëpi u shkatërruan nga zjarri...

“Stuhia e të nxehtit”/ Të paktën 13 shtëpi u shkatërruan nga zjarri në ishullin spanjoll

Mijëra banorëve të La Palma në Ishujt Kanarie te Spanjës u është bërë thirrje që të lënë banesat, për shkak të një zjarri masiv që ka dalë jashtë kontrollit.

Flakët që nisën herët të shtunën kanë shkrumbuar të më shumë se 4500 hektarë tokë dhe të paktën dhjetëra shtëpi. Rreth 400 zjarrfikës dhe anëtarë të ekipeve të emergjencës janë angazhuar për të shuar zjarret.

Të evakuuarit janë mbi 4200, por ka disa banorë që refuzojnë të largohen.

Kjo situatë e rrezikshme, vjen në më pak se dy vite pas shpërthimit të vullkanit në Ishull, gjë e cila solli shkatërrimin e mijëra banesave.

Të paktën 13 shtëpi u shkatërruan ndërsa zjarri u përhap, tha Fernando Clavijo, president i Ishujve Kanarie.

“Kam parë shumë zjarre, por asnjë si ky. Kjo është e tmerrshme, e tmerrshme”, tha një banor i zonës.

Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës për javën e ardhshme pritet edhe një tjetër valë të nxehti në Europën Jugore me temperatura edhe më të larta.

LEXO EDHE: Temperaturat e larta, apeli për çdo qytetar: Mbroni pasuritë tuaja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat