11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka e Shqipërisë nuk ka në plan të bëjë me detyrim transaksionet...

Banka e Shqipërisë nuk ka në plan të bëjë me detyrim transaksionet në lekë, as të fusë Euron si monedhë zyrtare

Banka e Shqipërisë nuk planifikon që të bëjë me detyrim që pagesat e transaksioneve dhe kontratave të jenë vetëm në lekë.

Burime nga Banka e Shqipërisë për “Monitor” shprehen se, guvernatori Gent Sejko nuk ka lënë të kuptohet se një plan i tillë është një projektet e bankës.

Për më tepër, që edhe nëse do të merrej një vendim i tillë, ai nuk i takon bankës qendrore, por Ministrisë së Financave, pasi banka nuk përcakton çmimet.

Guvernatori iu përgjigj ditën e djeshme interesit të deputetëve lidhur me ecurinë e kursit të këmbimit dhe përdorimit të gjerë të euros.

Lidhur me përshtatjen e euros si monedhë zyrtare, duke zëvendësuar lekun, Sejko tha se ekonomia nuk është gati akoma për te integruar euron. Nga ana tjetër një veprim i tillë nuk do të pranohej nga eurozona.

Sa më shpejt të ecim me integrimin, aq më shpejt do të ecim me zbatimin e euros si monedhë kombëtare, por duhet të bëjmë rrugën tonë në procesin e integrimit europian”.

Guvernatori u shpreh kundër dhe fiksimit të kursit të monedhës, sipas modelit që ka Maqedonia e Veriut.

Ndonëse Leku është monedha zyrtare e vendit, Shqipëria ka një nivel të lartë të euroizimit. Mallrat kryesore të qëndrueshme shiten në euro, kryesisht pasuritë e paluajtshme apo automjetet, por dhe çdo produkt tjetër. Rreth 57% e depozitave në banka janë gjithashtu në valutë.

Disa vite më parë, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave nisën një strategji për të ulur nivelin e deuroizimit në vend.

Kemi një marrëveshje me qeverinë dhe institucionet e tjera me Ministrinë e Financave dhe me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Financiare, për të ulur euroizimin. Ne jemi përpjekur ta reduktojmë, por jemi një treg i hapur, partnerët tanë janë në eurozonë”, tha Sejko në Kuvend.

Megjithatë të dhënat zyrtare tregojnë se shkalla e euroizimit të sektorit financiar u rrit më tej vitin e kaluar, si për depozitat e kreditë, ashtu dhe për sigurimet.

LEXO EDHE: Kursi i këmbimit valutor/ Euro, dollari dhe paundi sërish në rënie

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat