Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga ajo.
Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, deri në vitin 2050 kjo patologji do të prekë 50% të popullsisë në mbarë botën.
Rritja mund t’i atribuohet faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë predispozitën gjenetike dhe ndikimin e mjedisit përreth.
Stili i jetesës së kohëve të fundit, si përdorimi i gjerë i pajisjeve elektronike dhe jeta në ambiente të mbyllura, ka treguar se luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e këtij defekti të shikimit.
Për fat të mirë, miopia mund të korrigjohet në shumicën e rasteve. Përveç lenteve dhe teknologjisë së përhapur të lazerit, ekziston një mundësi tjetër: lentet intraokulare. Lentet ICL, Implantable Collamer Lens, e bërë nga një material i butë, i hollë dhe i palosshëm, janë të pozicionuar midis kristalit dhe bebëzës së syrit.
Sipas mjekëve një operacion i shkurtër që zgjat vetëm disa minuta nën anestezi lokale është i mjaftueshëm për të implantuar ICL-të dhe për të rifituar menjëherë shikimin.
Efekti është praktikisht i menjëhershëm dhe periudha e rikuperimit pas operacionit është shumë e shkurtër, duke i lejuar pacientët të kthehen shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme.
ICL-të gjithashtu ofrojnë cilësi të shkëlqyer vizuale që mbetet e qëndrueshme me kalimin e kohës. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është materiali i lenteve, i cili minimizon rrezikun e inflamacionit. Ato janë të përshtatshme për të rritur dhe të rinj.