Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.
Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C, vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.
LEXO EDHE: Efekti “El Nino”/ Meteorologia: Verë me temperatura ekstreme dhe stuhi tropikale