14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore “shuajnë” 72 jetë në 5 muaj

Aksidentet rrugore “shuajnë” 72 jetë në 5 muaj

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore gjatë muajit maj 2023. Ndërsa për 5-mujorin numri i tyre është 72.

Këto janë shifrat që publikon Instituti i Statistikave, INSTAT, çka tregojnë se ky mbetet një problem serioz për Shqipërinë.

Sa i përket viktimave të muajit maj, 3 rezultojnë të jenë femra dhe 10 meshkuj. Ndërsa për totalin e 5-mujorit, 16 viktima kanë qenë femra dhe 56 meshkuj.

Aksidentet rrugore për muajin maj të këtij viti kanë qenë 95, ndërsa të plagosur kanë mbetur 123 persona, mes tyre 80 femra dhe 43 meshkuj.

Sa i përket aksidenteve për periudhën janar-maj 2023 numri i tyre është 427, ndërsa të plagosur kanë mbetur 518 persona (208 femra dhe 310 meshkuj).

Sipas statistikave, në shumicën e rasteve shkak i aksidenteve ka qenë sjellja e drejtuesve të mjeteve.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

Shqipëria, e cila përballet me një numër të lartë të aksidenteve rrugore, nuk ka një strategji afatgjatë për uljen e numrit të viktimave në rrugët e vendit, gjë që pasqyrohet, sa herë që rëndohet situata në arteriet rrugore, me ndryshimet që bëhen në Kodin Rrugor, me shpresën se do të shërbejnë për të minimizuar uljen e numrit të viktimave. /Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat