14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE zë korrenti teksa po punonte me autokombajnë, vdes 35-vjeçari në Vlorë

E zë korrenti teksa po punonte me autokombajnë, vdes 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 të së hënës, në fshatin Tragjas, ku shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Për pasojë 35-vjeçari ka humbur jetën pasi është dërguar në spital.

Njoftimi i Policisë: “Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”.

LEXO EDHE: Sa të sigurt jemi në punë? Qytetarët: Nuk mban askush përgjegjësi nëse na ndodh diçkaPërfitimi në rast humbje jete

NEVOJA PËR SIGURIM NGA AKSIDENTET 

Paaftësia e përkohshme ose e përhershme për punë mund të dëmtojë financat, të vërë në rrezik të afërmit të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetesës të të aksidentuarit.

Sigurimi nga aksidentet ndihmon në përballimin e situatave të tilla duke mbuluar shpenzimet e paparashikuara.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Ky sigurim mbulon:

  • Kompensim financiar në rast paaftësie dhe humbje jete
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

LEXO EDHE: Më e madhja dhe më e besuara mes 12 kompanive/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA ze 30% të tregut të sigurimeve

32 njerëz humbën jetën në punë në 2022

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar.

Mosgarantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.

Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.

Ndërkohë, çdo vit, më shumë se 2 milionë persona vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Pra, më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.

Ndaj, mos punoni asnjëherë pa qenë më parë të siguruar.

Për më shumë informacione:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat