Kërcënimet kibernetike dhe ndryshimet klimatike ishin temat kryesore të Konferencës së 13-të Ndërkombëtare të “Insurance Europe”, zhvilluar më 7 qershor në Paris, Francë.
Si mund të sigurojmë kundër kërcënimeve në rritje kibernetike dhe klimatike? Si do të duket praktika më e mirë në përdorimin dhe aksesin e të dhënave, investimet e qëndrueshme dhe diversitetin, barazinë dhe përfshirjen në sigurime?
Të gjitha këto tema dhe të tjera u diskutuan nga një panel i gjerë politikanësh, përfaqësuesish të kompanive të sigurimeve nga e gjithë Europa.
Mes diskutuesve ishte edhe Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group” dhe President i “Insurance Europe”.
Gjatë fjalës së tij, Brandstetter foli për një bashkëpunim më të ngushtë mes administratave publike, OJQ-ve dhe industrisë së sigurimeve.
Për më tepër, Brandstetter theksoi ndër të tjera se kompanitë e sigurimeve janë të etura për të mbështetur “Green Transformation of Europe”, për të investuar fondet e tyre të konsiderueshme në mënyrë të qëndrueshme dhe për të kontribuar në një shoqëri më të gjelbër dhe dixhitale.
Por megjithatë, sipas tij, ka ende pengesa ndaj nevojitet një ndryshim strategjik i këtyre rregulloreve, i përshtatur me kompleksitetin e sektorit të sigurimeve, çka do të siguronte operacione të qëndrueshme dhe konkurruese.
Fjalimi i plotë:
Konferenca e 13-të Ndërkombëtare e “Insurance Europe” u mbajt më 7 qershor.