0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet5 trashëgimtarët e pasurisë 6.8 miliardë euro të Berlusconit! Kush do të...

5 trashëgimtarët e pasurisë 6.8 miliardë euro të Berlusconit! Kush do të marrë “pjesën e luanit”?

Me mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në Itali, largimin e Silvio Berlusconit, shumë njerëz po pyesin se kush do të marrë përsipër “portofolin” e rëndë të tij.

“Kavalieri” kishte pesë fëmijë nga dy martesa. Në vitin 1965 u martua me Carla Elvira Dal’Olio dhe në 1990 me Veronica Lario. Nga martesa e parë pati dy fëmijë, Marina (1966) dhe Pier Silvio (1969), ndërsa nga e dyta Barbara (1984), Eleonora (1986) dhe Luigi (1988).

Vajza e tij e madhe Marina pritet të ketë një rol të rëndësishëm, sipas Reuters.

Në veçanti, fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe PierSilvio, pasi janë përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e kompanive të Berlusconit që kur babai i tyre hyri në politikën italiane në fillim të viteve 1990.

Fëmijët më të vegjël, Barbara, Eleonora dhe Luigi, nuk kishin role ekzekutive kaq të larta në menaxhimin e bizneseve. Pyetja kryesore është nëse uniteti i familjes mund të ruhet pas largimit të Berlusconit dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo në të ardhmen e biznesit televiziv, mbi të cilin 86-vjeçari ndërtoi pasurinë e tij.

Trashëgimia e Silvio Berlusconit është një fotografi e jetës së tij si sipërmarrës dhe ka asete që vlerësohen në 6.8 miliardë euro.

Pasuri të paluajtshme dhe kompani të mëdha të krijuara nga e para (Mediaset dhe Mediolanum me Ennio Doris). Më pas, ai shtoi Mondadorin dhe pasionin e tij për sportin ndër vite, fillimisht me Milanin dhe tani me Monzën. Fininvest me vlerën e saj neto prej 4.9 miliardë euro në pasqyrat e fundit financiare që njihen, të cilat janë të vitit 2021 dhe divitentët e shpërndarë për familjen vitin e kaluar në rreth 150 milionë euro. Berlusconi kishte 61%, pjesa tjetër është në duart e 5 fëmijëve të tij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat