Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot se në periudhën 12 -23 qershor, mund të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh.
Në njoftimin e publikuar sqarohet se, nga data 12 – 23 qershor 2023, do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” – stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, duke përfshirë 25 shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë.
Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh.
Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA) po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.”