Kjo verë pritet të jetë ndryshe nga të tjerat. Me temperatura shumë të larta, të cilat pritet të ndikojnë edhe në numrin e zjarreve në banesa, biznese etj.
Bota jonë e mbinxehur, me gjasë do të thyejë për herë të parë një limit të rëndësishëm temperature. Kjo edhe për shkak të emetimeve dhe fenomenit “El Nino”, që pritet të përfshijë globin gjatë kësaj vere.
Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.
Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.
Për fatin e mirë të të gjithëve, Sigurimi i Pronës është ende shumë i lirë.
Duke nisur nga vetëm 25 lekë në vit ju mund të siguroni pronën tuaj nga shumë rreziqe, përfshirë edhe atë nga zjarri.
Kompania e sigurimit dëmshpërblen të Siguruarin për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale, si pasojë e:
– Zjarrit;
– Rrufesë;
– Eksplozionit;
– Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij;
Për më tepër, që tashmë Sigurimi i Pronës mund të blihet edhe Online, kudo që të ndodheni. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Siguracioni nuk i parandalon zjarret por bën të mundur rikthimin e pronës në gjendjen para dëmit.
LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Sigurimet e Pasurisë, shqiptarët i japin sërish vendin e parë SIGAL UNIQA-s
Merrni tani një ofertë duke shkruar në:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: 068 60 62 829