“Një e ardhme e re për mbrojtjen e investitorit, qëndrueshmërinë dhe reformën e pensioneve”,
Kështu e cilësoi Konferencën e parë që do mbahet në Tiranë lidhur me pensionet private kreu i Shoqatës së Shoqërive të Sigurimeve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve (SH.SJ.P.FI), Elvis Ponari.
Në studion e lajmeve në “Ora News”, Ponari theksoi se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti që do të mbahet më 15 Qershor 2023, është nevoja për ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve aktuale të tregut të pensioneve private në vendin tonë.
“Edhe pse tregu i pensioneve private është funksional prej 17 vitesh, sërish ka një nevojë për ndërhyrje në legjislacionin aktual që do të bëjë të mundur rritjen e rëndësisë së fondeve të pensionit privat në nivelin rajonal ekonomik dhe social. Fondi, është një ndërgjegjësim jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë bizneset”, u shpreh ndër të tjera kreu i Shoqatës së SH.SJ.P.FI, Elvis Ponari.
Intervista e plotë: