UNIQA mbetet brand-i më i preferuar i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave më të fundit nga ASO (Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve) për muajin prill 2023, UNIQA, pjesë e “SIGAL UNIQA Group”, regjistroi numrin më të madh të primeve të shkruara duke u rënditur kompania numër 1.
Nga 920,382,000 Denarë (rreth 15,1 milionë euro) prime të shkruara për 11 kompanitë që operojnë në tregun e jo-jetës në Maqedoninë e Veriut, vetëm UNIQA ka arkëtuar plot 153,916,000 (rreth 2,7 milionë Euro) ose rreth 17%.
Kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”, pjesë e SIGAL UNIQA Group, prej mbi 18 vitesh në tregun maqedonas të sigurimeve, ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm ndërsa ka ditur t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju japë produktin e nevojshëm që ata duan.
Ajo është shndërruar tashmë në lideren e tregut ballkanas të sigurimeve pasi ajo ka ditur t’ju shërbejë klientëve me profesionalizëm, të ofrojë produkte që kompanitë e tjera nuk i ofrojnë dhe të jetë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur marrin primin por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi.
Ky është suksesi i UNIQA-s, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
UNIQA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU