Megjithatë në vlera absolutë, Tirana, Fieri dhe Korça kanë numrin më të lartë të humbjeve të jetëve në muajt e parë të këtij viti. Përkatësisht në tre muaj, 1358 vdekje në Tiranë, 617 në Fier dhe 545 në Korçë.
Përveç numrit të lartë të popullsisë, ky numër i lartë i humbjeve të jetës në këto tre qarqe lidhet me rritjen e sëmundshmërisë në popullatë si dhe grupmoshës së tretë.
LEXO EDHE: Kanceri, “pandemia e heshtur”/ Si ndikoi Covid-19 në sëmundjet tumorale
Ndërsa gjatë një viti në Shqipëri kanë humbur jetën afro 24 mijë persona, nga afro 31 mijë që u regjsitruan në kulmin e pandemisë në vitin 2021.