15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon "boom"-i i pagesave me kartë/ 860 milionë € transaksioneve gjatë...

Vijon “boom”-i i pagesave me kartë/ 860 milionë € transaksioneve gjatë 3-mujorit të parë

Në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Bankës së Shqipërisë janë kryer rreth 8.5 milionë transaksione me karta bankare, nga rreth 7.3 milionë të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë se në harkun e një viti numri i transaksioneve më kartë është rritur me plot 16.2%.

Rritjen më të madhe e regjistrojnë transaksionet nepërmjet terminaleve POS, pra pagesa me kartë bankare në momentin që blen një mall apo merr një shërbim.

Në vetëm tre muajt e parë të vitit janë kryer 3 milionë pagesa të tilla, nga rreth 2.3 milionë të së njëjtës periudhë të një viti më parë, pra në rritje me 34.8% krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2022.

LEXO EDHE: Më thjesht, më mirë dhe më lirë/ Ja hapat e blerjes online të Sigurimit të Shtëpisë

Edhe tërheqjet nëpër ATM janë regjistruar në rritje, pranë rreth 5 milionë veprimeve në tre muaj, nga 4.7 milionë të së njëjtës periudhë të një viti më parë, në rritje me 7.6% në terma vjetorë.

Këto të dhëna i referohen vetëm numrit të transaksioneve, pra numrit të veprimeve që janë kryer me karta bankare gjatë periudhës Janar-Mars të këtij viti.

Po nëse analizën e zhvendosim të shifrat në vlerë?

Edhe këtu kemi të bëjmë me një rritje të ndjeshme. Rreth 8.5 milionë transaksionet e kryera me kartë bankare gjatë tremujorit të parë të vitit përkthehen në 96 miliardë lekë, ose diçka më shumë se 860 milionë euro.

Në terma vjetorë, rritja nominale përkthehet në plot 18.6%. Pra, në vlerë janë rritur më shumë se në numër transaksionet me kartë, çka do të thotë se për çdo tërheqje apo pagesë, është rritur vlera e transaksionit.

Sa i përket tërheqjeve nëpër terminalet ATM gjatë tremujorit të parë të vtit, shifrat flasin për 73 miliardë lekë, ose rreth 660 milionë euro, në rritje me 15.3% krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2022, kur shifrat flisnin për rreth 64 miliardë lekë, ose 570 milionë euro.

Pra, në tre muajt e parë të këtij viti në terminalet ATM janë tërhequr rretj 90 milionë euro më shumë nga qytetarët, krahasuar me periudhën janar-mars të vitit të kaluar. Kjo rritje duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e inflacionit, pra rritjes së çmimeve. Sa i përket terminaleve POS, ku kryhen pagesat me kartë, rritja vjetore regjistrohet pranë plot 32.9%.

Shifrat sinjalizojnë se trendi i zhvendosjes nga paraja fizike po vijon me ritme të larta edhe këtë vit. Kujtojmë se gjatë dy viteve të kaluara, transaksionet me lartë në numër dhe në vlerë janë rritur me ritme dyshifrore. Në numër, rritja fiksohet pranë 19.6% gjatë vitit 2022 në total, dhe pranë 21.8% në vitin 2021. Sa i përket transaksioneve në vlerë rritje fiksohet në 16% për vitin 2022 dhe 19.7% për vitin 2021. Statistikat e tremujorit të parë të vitit konfirmojnë kështu se tendenca po vijon me ritme të njëjta.

Banka e Shqipërisë vlerëson se përdorimi i parasë fizike ka një kosto të konsiderueshme në ekonomi, e cila llogaritet rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Zhvendosja drejt parasë virtuale, në linjë me politikën për uljen e kostove dhe përparimit teknologjik, përtej politikave në teori, tashmë po shihet edhe në praktikë, sinjalizojnë shifrat zyrtare.

LEXO EDHE: VIDEO/ Si të blesh online siguracionin që të nevojitet dhe të fitosh dhurata çdo muaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat