19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPolicia Kufitare në aksion, bllokohen disa skafe/ Koha për të siguruar mjetet...

Policia Kufitare në aksion, bllokohen disa skafe/ Koha për të siguruar mjetet lundruese

Kontrolle intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe liqenore nga Saranda në Shkodër.

Kontrollet, në kuadër të rritjes së sigurisë detare, zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundurese, si dhe të parandalimit dhe goditjes së krimeve kufitare.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave, të hartuar për forcimin e kontrolleve ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare.

✅Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 3 mjete lundruese dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.

✅Në Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht dhe ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë detare, zbatimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit në det.

TASHMË ËSHTË KOHA PËR TË SIGURUAR MJETET LUNDRUESE 

Detyrimi për të lidhur kontratën e sigurimit:

Pronari i mjeteve lundruese, me fuqi motorike më të madhe se 15 kw, sipas rregullave, duhet të regjistrohet në regjistrin e mjeteve lundruese.

Ai është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës dhe ndaj personit, të shkaktuara ndaj palëve të treta.

BLI ONLINE SIGURIMIN E MJETIT LUNDRUES  Sigurimi i Detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (skafave, yachtet, motobarkat):
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/MVL/MVL.aspx

✅Dhe BËHU AUTOMATIKISHT PJESË E SHORTUEUT që SHPËRBLEN KLIENTËT BESNIKË çdo muaj me dhurata të shumta.

✅FITO 2 BILETA PËR TË PARË LIVE NDESHJEN SHQIPËRI – MOLDAVI më 17 qershor 2023

✅Fituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore mes mijëra kuponave të blerjeve online në shorteun e datës 10 Qershor.

LEXO EDHE: “Sigurohu Online dhe Fito” nga SIGAL UNIQA, 17 fituesit e muajit Maj. Nuk mungojnë as shtetasit e huaj

Për më shumë infornacion mbi Sigurimin e mjeteve Lundruese, shkruani në:

Whatsapp: 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat