17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkencëtarët në alarm, OKB paralajmëron: Bota të përgatitet për temperatura rekord. E...

Shkencëtarët në alarm, OKB paralajmëron: Bota të përgatitet për temperatura rekord. E keni siguruar shtëpinë apo biznesin?

Temperaturat në sipërfaqe të oqeaneve sa vijnë e rriten, e madje muajt e fundit kanë thyer rekorde. Kjo gjë ka vënë në alarm shkencëtarët.

Sipas të dhënave të analizuara nga Instituti i Ndryshimeve Klimatike të Universitetit të Maine, temperaturat ditore të sipërfaqes së oqeanit tejkaluan rekordin historik që nga të paktën 1982 në Prill.

Kjo do të thotë se ne jemi në një territor të paeksploruar, ndërsa ngrohja globale vijon të ndikojë ku për rrjedhojë ka ngjarjet ekstreme të motit që bëhen të zakonshme nga viti në vit.

Biogjeokimisti i Institutit Oqeanografik Woods Hole, Jens Terhaar u shpreh se ky fenomen është shqetësues pasi sipas një studimi të botuar muajin e kaluar në revistën “Earth System Science Data” zbuloi se planeti ynë ka grumbulluar pothuajse po aq nxehtësi në 15 vitet e fundit sa ka pasur në 45 vitet e mëparshme, një shenjë shqetësuese se jemi në rritje të konsiderueshme të temperaturave globale.

Autorja e këtij studimi ka deklaruar se më e keqja është te fakti se ende nuk dihet pse po ndodh kaq shpejt ky ndryshim i madh.

Rekordi i mëparshëm i temperaturës së sipërfaqes së oqeanit u vendos në vitin 2016 gjatë një El Niño, raporton ScienceAlert.

Sidoqoftë, El Niño tashmë ka gjasa të jetë i pranishëm thuajse çdo vit dhe të shtrihet në kohë.

OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura rekord

Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rritjen e gjasave për zhvillimin e fenomenit “El Nino” në muajt e ardhshëm duke nxitur temperatura më të larta globale dhe mbase edhe rekorde të reja nxehtësie.

Kjo do t’i ndryshojë tendencat e motit dhe të klimës në mbarë botën”, ka thënë Wilfran Moufouma Okia, shef i shërbimit për parashikimin e klimës në OBM.

“El Nino”, një fenomen që ndodh natyrshëm, dhe që shoqërohet zakonisht me rritje të nxehtësisë në mbarë botën, por edhe me thatësirë në disa pjesë të botës dhe me shira të rrëmbyeshëm në zona tjera, për herë të fundit ka ndodhur më 2018-2019.

OKB shprehet se 8 vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtit të regjistruar ndonjëherë. Ndërsa tani bota duhet të përgatitet për zhvillimin e “El Ninos”.

LEXO EDHE: Rekord në Spanjë, 38.7° që në prill/ Një paralajmërim se vera mund të jetë katastrofike

Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore

Të paktën 30.000 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995.

Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun e ekspozimit ndaj zjarreve dhe përmbytjeve, sipas Indeksit Botëror të Rrezikut.

Pse duhet të jemi të siguruar në çdo moment

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

LEXO EDHE: Ponari: Duhen mekanizma rregullues nga shteti që e çojnë qytetarin drejt sigurimit nga fatkeqësitë

Çmimi i sigurimit të pronës? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Qytetarët duhet të dinë se, sigurimet janë ato që të krijojnë personalitetin dhe dinjitetin e njeriut. Aot mundësojnë pavarësinë e çdo qytetari nga shteti sepse nëse ke një paketë sigurimesh ty nuk të intereson të dish as se kush është kryeministri, kush është ministri i shëndetësisë apo ministri i financave etj. Qytetarit i intereson kontrata që ke nënshkruar me kompaninë e sigurimeve e cila të dëmshpërblen për dëmet e pësuara.

Sigurohu sot që nesër mos të jetë shumë vonë…
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat