13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKruarje e syve, ethe dhe kollë/ “Arcturus”, varianti më i ri i...

Kruarje e syve, ethe dhe kollë/ “Arcturus”, varianti më i ri i Covid-19

Një variant i ri i Covid-19 po përhapet në të gjithë globin me simptoma të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka identifikuar si “Arcturus”.

Sipas Advent Health, 9 janë gjëra kryesore që duhet të dini mbi këtë virus.

  • Organizata Botërore e Shëndetësisë aktualisht po e klasifikon XBB.1.16 ose “Arcturus” si një “variant nën monitorim”, i cili është më pak serioz se variantet e reja të Covid. Megjithatë, klasifikimet janë fluide dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë.
  • Ky variant ka një shkallë transmetueshmërie më të lartë se llojet e mëparshme.
  • Varianti i ri sjell me vete një simptomë krejtësisht të re të COVID-19: konjuktivitin, i njohur gjithashtu si syri rozë, i cili shpesh kombinohet me kruajtje.
  • Arcturus” është përgjegjës për një rritje të numrit të rasteve të COVID në disa pjesë të botës, duke përfshirë Indinë, ku kruajtja e syve është raportuar më shpesh tek fëmijët, së bashku me simptomat tipike të gripit me kollë e ethe.
  • XBB.1.16 është zbuluar në 22 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
  • Arcturus është përhapur më së shumti në Arkansas, Luiziana, New Mexico, Oklahoma dhe Teksas.
  • Ky variant sipas studiuesve nuk ka gjasa të rëndojë shëndetin, kjo pasi njerëzit janë vaksinuar dhe kanë imunitet më të lartë pas infeksionit të mëparshëm.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, COVID-19 është ende një shkak kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku mesatarisht ka rreth 250 vdekje në ditë.

LEXO EDHENga Check up dhe vizita falas te zbritjet në klinikat më të mira në vend/ Mundësi pa fund me “TeleShëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat