17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Investoni në planetin tonë"/ UNIQA po ndërton sistemin më të madh fotovoltaik,...

“Investoni në planetin tonë”/ UNIQA po ndërton sistemin më të madh fotovoltaik, shmang rreth 21 tonë CO²

“Investoni në planetin tonë”. Kjo ishte motoja e Ditës së Tokës, e shenjuar më 22 Prill.

Kësaj motoje i është bashkuar edhe “UNIQA Insurance Group”, kompania austriake e sigurimeve, pjesë e së cilës është edhe SIGAL UNIQA Group Austria.

Shumë nga lokacionet e kompanisë në Austri janë tashmë të pajisura me sisteme fotovoltaike. Ndërsa së shpejti kësaj nisme në mbrojtje të natyrës do ti bashkohet edhe selia e UNIQA në Vjenë.

Aty kompania po ndërton aktualisht sistemin më të madh, me një fuqi prej rreth 125 kWp. Kjo korrespondon me kursimet e energjisë elektrike prej 100,000 kWh dhe shmangien e rreth 21 tonëve CO2 (dioksid karboni).

LEXO EDHE: UNIQA bëhet pjesë e “Green Finance Alliance”

Dita e Tokës festohet çdo vit më 22 Prill. Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin për nivelet në rritje të shpejtë të ndotjes, ndryshimet klimatike dhe rrethana të tjera që kontribuojnë në dëmtimin e mjedisit dhe kërcënojnë mbijetesën e planetit tonë.

Senatori Gaylord Nelson themeloi Ditën e Tokës në vitet 1970 për të promovuar ekologjinë dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin. Ai ishte shumë i shqetësuar pasi pa tmerrin e një derdhjeje të konsiderueshme nafte në Santa Barbara, Kaliforni, në fillim të vitit 1969.

Senatori Nelson mori vendimin për të kombinuar lëvizjen studentore kundër luftës me një ndërgjegjësim publik në rritje për ndotjen e ajrit dhe ujit. Ai kishte shpallur idenë e mësimdhënies për mbrojtjen e mjedisit në kolegje.

Qëllimi i ditës është rritja e ruajtjes së mjedisit dhe ndërgjegjësimit. Ajo ofron një mundësi për njerëzit dhe grupet që të mblidhen së bashku për të organizuar dhe marrë pjesë në projekte si fushatat e pastrimit të lagjeve, mbjelljet e pemëve dhe nisma të ndryshme eko-edukimi.

Njerëzit janë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme të aktivitetit njerëzor në ekosistem. Të gjithë ne duhet ta marrim këtë ditë si kujtesë se të gjithë mund të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit të planetit për brezat e ardhshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat