14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPunimet në Unazën e Madhe të Tiranës, si devijohet qarkullimi nga dita...

Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, si devijohet qarkullimi nga dita e sotme

Për shkak të punimeve në Lotin 3 të Unazës së Madhe, duke nisur nga kjo e diel ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Automjetet që kanë destinacion qendrën e Tiranës, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit. Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin “Nënë Tereza” do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës, Loti 3, duke vazhduar lëvizjen drejt.

Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës.

Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje. ARRSH është shprehur se ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore.

Loti 3 i Unazës së Madhe është një prej zonave që prej disa muajsh punimesh kishin mbetur pezull. Tashmë punimet vijojnë me ritëm të shpejtë me qëllim përfundimin e tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat