Gati dy muaj pas tërmeteve shkatërrimtare, Turqia ka bërë me dije numrin zyrtar të personave që humbën jetën si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore, që konsiderohet si ndër më të rëndat në 100 vitet e fundit.
Në një intervistë për mediat vendase, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu shprehet se numri zyrtar i viktimave si pasojë e lëkundjeve sizmike është 50 782, teksa të lënduarit janë me mijëra.
LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?
“Mes tyre ishin rreth 7 300 shtetas të huaj”, tha ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu për transmetuesin “CNN Türk”.
Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, vend ky që ende nuk ka një bilanc zyrtar të fataliteteve, kjo dhe për shkak të fraksioneve që kontrollojnë territore të caktuara.
LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”