11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVisa kryeson kartat e pagesave në Shqipëri/ Edhe siguracionet po blihen online

Visa kryeson kartat e pagesave në Shqipëri/ Edhe siguracionet po blihen online

Marka Visa kryesoi tregun e kartave të pagesave në Shqipërie dhe për vitin 2022.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2022, bankat tregtare shqiptare kishin mbi 702 mijë karta aktive të lëshuara me markën e Visa, shifër kjo në rritje me 5.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Visa e ka rritur pjesën e saj të tregut të 51.3% të numrit total të kartave aktive në Shqipëri, nga 50.6% që mbante në fund të vitit 2021.

Gjigandi tjetër global i pagesave, Mastercard renditet i dyti, me pothuajse 668 mijë karta aktive.

Numri i kartave Mastercard është rritur, me 4.6% më shumë krahasuar vitin 2021. Kartat e lëshuara në emër të Mastercard përbënin 48.7% të numrit total të artave aktive, në rritje nga niveli prej 48.4% që zinin një vit më parë.

Dy markat e mësipërme përbëjnë pjesën dërrmuese të kartave të lëshuara nga sektori bankar shqiptar. Kompania e tretë, American Express, gjatë vitit të kaluar pothuajse ka dalë nga tregu.

Një faktor që po nxit rritjen e pagesave me kartë është zgjerimi bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe një prej tyre është edhe sektori i sigurimeve i ka dhënë një shtysë këtyre pagesave.

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë ndër të parat që ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Prej kohësh, SIGAL vjen tek klientët e saj me një mundësi fantastike duke i mundësuar secilit klient aksesimin direkt në siguracionin që i nevojitet pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia apo vendi i punës, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur kanalet digjitale.

“Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE, duke filluar që nga blerja e siguracionit të pronës, shëndetit apo automjetit dhe informimi në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Po përse është i rëndësishëm blerja online e siguracioneve?

1- Komoditet

Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.

2- Informim

Interneti ofron informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me çdo policë sigurimi për të cilën interesoheni. Me anë të tij, mund të bëni krahasimin e disa policave të sigurimit Online dhe mund të merrni një vendim të mirëinformuar në lidhje me policën që ju përshtatet më shumë.

3 – Pagesa të shpejta dhe të sigurta

Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.

4 – Asistencë 24 orë

Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platofrmës së blerjeve Online, SIGAL ofron asistencë 24 orë me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të procedurës.

5. Më Lirë 

Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve online janë përfitimet monetare që sjell për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej.

6. Fitues çdo muaj

SIGAL UNIQA organizon çdo muaj shorteun “Sigurohu Online dhe Fito” duke shpërblyer klientët e saj që blejnë online siguracionet e makinës, shtëpisë apo shëndetit.

LEXO EDHE: “Sigurohu Online dhe Fito”/ Hidhet shorti i muajit Prill, ja emrat e 17 fituesve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat