16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPasaportat/ “Aleat” do të kthehet në “IdentiTek”, ja kush pritet të jetë...

Pasaportat/ “Aleat” do të kthehet në “IdentiTek”, ja kush pritet të jetë drejtues

Loina Prifti pritet të jetë drejtuesja në krye të institucionit që do të prodhojë pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit.

Ky institucion nuk do të njihet më me emrin “Aleat”, por “IdentiTek”.

Prifti pritet të marrë detyrën e re në datën 1 Gusht, datë ku firmës private “Aleat” i përfundon kontrata për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur në në vitin 2008.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror, do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

Sa i takon logjistikës dhe infrastrukturës mësohet se “IdentiTek” do të mbajë të njëjtat zyra, pajisje apo edhe punonjës që ka “Aleat”.

Loina Prifti prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja aktualisht punon në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat