Dita e sotme ka nisur me prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut, mirëpo ditët në vijim deri ditën e premte pritet që të risjellin rrezatimin diellor dhe temperaturat tipike pranverore.
Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikania Lajda Porja është shprehur se pritet që këtë javë temperaturat më të larta të kulmojnë në vlerën e 22 gradë Celsius.
Megjithatë, ajoja ka një këshillë për të gjithë që të mbajnë një xhup deri në datën 20 Prill.
Lajda Porja: Reshjet sot do të mbeten prezente edhe në orët e vona të pasdites, ku do të kemi herë pas here zhvillim të vranësirave. Megjithatë, edhe reshjet që priten që të bien, megjithëse do të jenë prezente në të gjithë vendin, do të ketë momente me pika shiu në Ultësirën Perëndiumore dhe në zonat malore, sasia e tyre do të jetë e pakët. Nuk përjashtohen edhe flokë dëbore në lartësitë 900 apo 1 mijë metra. Kjo për shkak se jemi në mesin e Pranverës, por vijojmë të mbesim akoma në copëza apo në ditë dimri, megjithatë temperaturat e ajrit janë 1 apo 0 gradë Celsius në zonat malore, maksimalja pritet të ngjitet në 16 apo 17 gradë. Janë vlera më të ulëta krahasuar me periudhën në të cilën ndodhemi.
Parashikohet një përmirësim i dukshëm i kushteve të motit që nga dita e martë dhe deri ditën e enjte, më saktë deri në orët e para të ditës së premte do të jemi nën ndikimin e motit të kthjellët, do të kemi rrezatimin diellor prezent si dhe do të kemi rritje të temperaturave, të cilat do të jenë graduale me 2 gradë Celsius nga dita në ditë duke kulmuar në ditën e enjte deri në vlerën e 22 gradëve. Sërish, dita e premte dhe fundjava, do të risjellë fuqizim të vranësirave dhe reshje. Një xhup duhet të paktën deri nga data 20 Prill, edhe fundjava do të ketë rënie të temperaturave, edhe pse do të kemi një javë me diell.