1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Nuk ke KASKO, plas grushti! Sherr mes drejtuesve të automjeteve në...

VIDEO/ Nuk ke KASKO, plas grushti! Sherr mes drejtuesve të automjeteve në Tiranë

Një incident ka degraduar në përplasje fizike mes dy shoferëve pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi pasditen e sotme.

Policia sqaron se pas përplasjes së dy makinave, shoferët dhe një tjetër person janë konfliktuar me grushte.

Si pasojë e goditjeve, tre personat kanë marrë lëndime të lehta.

Pas videos së sherrit, postuar në rrjetet sociale, ka reaguar edhe policia.

Afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta”, njofton policia.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PSE TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE DUHET TË KENË SIGURACIONIN KASKO

Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, kapriçot e motit, sjellja e drejtuesve të mjeteve janë disa prej arsyeve që mund të shkaktojnë aksidente të paparashikuara prej të cilave asnjë prej nesh nuk është i sigurtë.

Makina është një nga vendet ku shpenzojmë më shumë kohë dhe si e tillë kthehet në një shtëpi të dytë, për të cilën duhet gjithashtu të kujdesesh, ta mirëmbash e ta përshtatësh me stilin tënd të jetesës, dhe që gjithashtu ka nevojë për siguri dhe mbrojtje nga rreziqet e mundshme.

Ti mund të jesh një shofer i përgjegjshëm por jo të gjithë janë të tillë. Dhe lëvizja në rrugët e Shqipërisë është gjithmonë një sfidë më vete, ndaj duhet të kesh gjithmonë siguracionin e duhur me vete në mënyrë që kostot e dëmeve të mos i paguash nga xhepi yt por ti paguaj kompania e sigurimit.

Siguracioni “KASKO” nga SIGAL UNIQA është zgjidhja e duhur për ata drejtues mjetesh që duan të mbrojnë makinën e tyre.

Përmes siguracionit “KASKO”, SIGAL UNIQA garanton dëmshpërblim në kohë rekord dhe riparim në servise të specializuara.

Por çfarë rreziqesh mbulon “KASKO”?

– Dëmtimet aksidentale
– Thyerjen e xhamave
– Zjarr, rrufe, eksplozion
– Katastrofat natyrore
– Vjedhjen
– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër
– Dëmtimin nga aktet keqdashëse

A doni të shijoni udhëtimin tuaj, lirinë dhe kënaqësinë që ofron ai pa u shqetësuar nëse gjatë rrugës mund të ndodhë diçka, kur do të ndodhë, sa do të të kushtojë dhe si mund të mbrohesh nga çdo e papritur? Atëherë duhet të zgjidhni Siguracionin “KASKO” nga SIGAL UNIQA Group Austria.

LEXO EDHEPërfitoni nga ofertat e SIGAL UNIQA/ Bashkë me siguracionin e makinës, përfitoni siguracione e shërbime të tjera

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat