25.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKarroatreci përplas për vdekje këmbësorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë

Karroatreci përplas për vdekje këmbësorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rreth orës 03:00 në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tipi “Karrotrec”, me drejtues 27-vjeçarin M. Ç, nga Levani, ka aksidentuar për vdekje  50-vjeçarin ende të pa identifikuar, i cili dyshohet të jetë endacak.

27-vjeçari M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat