Ofrimi i produkteve të sigurimit shëndetësor novatore dhe unike për vendin, korrektësia, pagimi i dëmeve në kohë dhe mundësia që gjithësecili të mund të marrë shërbimet mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira, përkthehet në besim nga ana e qytetarëve.
Po flasim për kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, e cila, sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, vijon të jetë emri më i madh dhe i besuar në Sigurimin Privat të Shëndetit.
Si në përqindjen që ze në tregun ku operojnë 8 kompani ashtu edhe në dëmet e paguara, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group”, rënditet e para.
NDARJA E TREGUT
DËMET E PAGUARA
SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Jetë Plus”, siguracion dedikuar sëmundjeve tumoriale, të zemrës, të kokës, shtyllës kurrizore dhe transplanteve me mbulim deri në 1 milion euro.
SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Anti-Covid”, në një moment delikat jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.
SIGAL UNIQA ishte e para kompani Sigurimi në Shqipëri që solli aplikacionin “TeleShëndet” dhe është sërish e vetmja në vend që e ofron diçka të tillë.
Falë këtij shërbimi çdokush mund të ketë një mjek në celularin e tij, në çdo orë dhe në çdo vend, ndërsa mund të marrë një recetë elektronike që njihet nga çdo farmaci e të përfitojë një sërë benefitesh në klinikat dhe spitalet më të mira në vend.
SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri “Sigurimin anti-Tumor”.
Në bashkëpunim me gjigandin “Swiss Re” dhe nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA është kompania e parë që ofron një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë, me mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.
Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5, 10, 50 apo 100 mijë euro.
Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, është vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.
Të gjitha këto risi për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.