11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBiznesmeni Klodian Allajbeu do të jetë pronari i ri i Spitalit Amerikan

Biznesmeni Klodian Allajbeu do të jetë pronari i ri i Spitalit Amerikan

Biznesmeni Klodian Allajbeu do të jetë pronari i ri i Spitalit Amerikan (American Hospital).

Blerja do të kryhet nëpërmjet marrjes së kontrollit të aksionerit të vetëm të American Hospital, shoqërisë holding të regjistruar në Hollandë Balkan Alliance Healthcare B.V. Klodian Allajbeu do të blejë 86.3% të shoqërisë nëpërmjet një tjetër kompanie (të regjistruar po në Hollandë), KA Healthcare BV, për një çmim të vlerësuar në rreth 24 milionë euro, shkruan revista “Monitor”.

Blerja do të financohet pjesërisht me një kredi nga banka hungareze OTP dhe filiali i saj shqiptar, OTP Albania, në vlerën e 16 milionë eurove.

Kredia do të merret nga kompania American Hospital, që në vijim do të hyjë në marrëdhënie huaje me aksionerin e ri kontrollues KA Healthcare BV, për ti siguruar fondet e nevojshme për blerjen e paketës kontrolluese të aksioneve në Balkan Alliance Healthcare B.V.

Për këtë qëllim, American Hospital ka vendosur si kolateral financiar (veç garancive të tjera) në favor të OTP dhe OTP Albania 100% të aksioneve saj, si edhe të filialeve të kontrolluara International Hospital dhe American Hospital Kosova.

OTP është angazhuar të disbursojë gjithashtu një kredi të dytë, në vlerën e 9.5 milionë eurove që do të shërbejë për rifinancimin e detyrimeve që kompania e kontrolluar nga American Hospital, Intenational Hospital, ka te Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka e Detit te Zi për Tregti dhe Zhvillim.

Spitali Amerikan është spitali i parë privat në Shqipëri, i themeluar në vitin 2006 (si Univers-Alb sha) pikërisht nga Klodian Allajbeu, në partneritet me dy kompani turke. Në vitin 2008, kompania u ble nga Balkan Alliance Healthcare B.V., shoqëri e regjistruar në Hollandë, por e kontrolluar nga një fond investimesh amerikan, i specializuar kryesisht në investime (private equity) në kapitalin e ndërmarrjev të vogla dhe të mesme.

Pas blerjes nga aksionerët e rinj, Spitali Amerikan ndoqi një proces zgjerimi të mëtejshëm në Shqipëri, ndërsa në vitin 2011 hapi edhe filialin e saj në Kosovë, American Hospital Kosova shoqëri e kontrolluar në masën 100% nga American Hospital në Shqipëri. Në vitin 2018, American Hospital u zgjerua më tej me blerjen e filialit shqiptar të grupit spitalor grek Hygeia (sot International Hospital).

Me kalimin e viteve, Spitali Amerikan është bërë gjithnjë e më dominues në tregun e shërbimeve spitalore private në Shqipëri.

Për vitin 2021, American Hospital dhe filiali i saj International Hospital raportuan një xhiro prej më shumë se 10.4 miliardë lekësh. Kjo shumë përbënte mbi 85% të xhiros së spitaleve të licencuara private në vend.

LEXO EDHE: Nga Check up dhe vizita falas te zbritjet në klinikat më të mira në vend/ Mundësi pa fund me “TeleShëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat