17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e normës bazë të interesit pritet të shtrenjtojë më tej interesat...

Rritja e normës bazë të interesit pritet të shtrenjtojë më tej interesat e kredive

Bankat qendrore po rrisin sërish normat bazë të interesit në të gjithë botën, në përpjekje për të kontrolluar rritjen e çmimeve. Pas Bankës Qendrore Europiane dhe Rezervave Federale të SHBA, edhe Banka e Shqipërisë iu drejtua një tjetër rritjeje ditëve e djeshme.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, duke iu kthyer normalizimit monetar pas një pauze afërsisht katërmujore.

Norma bazë e interesit ka arritur në nivelin 3%, niveli më i lartë që prej fundit të vitit 2013.

Guvernatori Gent Sejko do të shprehej se, megjithëse inflacioni ka vijuar rënien gjatë muajve të fundit, presionet inflacioniste ngelen të larta.

Inflacioni është në nivelin 7.1%, shumë përtej objektivit të vendosur.

Kjo rritje e radhës e normës bazë, pritet të shtrenjtojë më tej interesat e kredive, kartave të kreditit dhe produkteve të tjera bankare. Por sikurse ata që kanë një hua pritet të humbasin, sipas ekspertes Teuta Nunaj, bankat duhet të reagojnë edhe për të rritur normat e depozitave.

Krahasuar me vetëm 1 vit më parë, normat e interesit të kredive janë shtrenjtuar mesatarisht me 3% për shkak të normës bazë të interesit, euriborit, apo bonove të thesarit. Shumë familje dhe biznese janë prekur duke u detyruar të paguajnë ndjeshëm më shumë për këstet e tyre mujore, ndërsa qëllimi është ngadalësimi i konsumit dhe mosrritja e mëtejshme e çmimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat