Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira të pakta e kthjellime në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 19 °C
në vendet e ulëta: 7 / 20 °C
në vendet malore: 3 / 14 °C
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare jugore deri në 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.