Afërsisht 90% e popullsisë globale në vitin 2022 përjetoi cilësi të pashëndetshme të ajrit dhe vetëm gjashtë vende përmbushën rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për nivele të sigurta të ndotësve të ajrit.
Kështu thuhet nënjë raport të ri nga kompania zvicerane e teknologjisë së cilësisë së ajrit IQAir.
IQAir mati nivelet e cilësisë së ajrit bazuar në përqendrimin e grimcave ajrore që dëmtojnë mushkëritë, të njohura si PM 2.5.
Hulumtimet tregojnë se ekspozimi ndaj grimcave të tilla mund të çojë në sulme në zemër, astmë dhe vdekje të parakohshme. Miliona njerëz vdesin çdo vit nga problemet shëndetësore të lidhura me ndotjen e ajrit.
Nëse udhëzimet e OBSH do ishin zbatuar, do kishte 3.3 milion vdekje më pak të lidhura me ndotjen.
Kur OBSH publikoi për herë të parë udhëzimet për cilësinë e ajrit në 2005, tha se nivelet e pranueshme të ndotjes së ajrit ishin më pak se 10 mikrogramë për metër kub. Në vitin 2021, OBSH ndryshoi udhëzimet e saj standarde në nën 5 mikrogramë për metër kub.
Ndërkohë përqendrimi mesatar i PM2.5 për vitin 2022 në Shqipëri është 14.5 mikrogramë grimca për metër kub, duke e renditur vendin tonë në vendin e 73 nga 131 vendet e listës së publikuar për vitin 2022.
Raporti zbuloi se pesë vendet më të ndotura në vitin 2022 ishin Çadi, Iraku, Pakistani, Bahreini dhe Bangladeshi. Qytetet më të ndotura globalisht ishin Lahore, Pakistan; Hotan, Kinë; Bhiëadi, Indi; Delhi, Indi; dhe Peshawar, Pakistan.
LEXO EDHE: Siguracioni vjen aty ku jeni/ 5 avantazhet që ofron “SIGAL ONLINE”
Vetëm gjashtë vende përmbushën kufijtë e përditësuar të OBSH-së: Australia, Estonia, Finlanda, Grenada, Islanda dhe Zelanda e Re, thuhet në raport. Raporti i vitit 2022 përdori të dhëna për cilësinë e ajrit nga më shumë se 30,000 stacione rregullatore të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe sensorë të cilësisë së ajrit nga 7,323 qytete në 131 vende, rajone dhe territore.
LEXO EDHE: Efekti domino i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria