Nuk kanë fund çmimet dhe vlerësimet për gjigandin e sigurimeve, “UNIQA Insurance Group”.
Në konferencën “Tërheqja e Talenteve për vitin 2023”, UNIQA ka fituar çmimin e bronztë për “Brandin më të mirë të punëdhënësit për vitin 2023”.
Çmimi shkoi për fushatën tonë të parë të brandit të punëdhënësit #startyourbetter, e cila mund të shihet në të gjithë Austrinë në fund të vitit 2022.
Ky vlerësim tregon gjithashtu se përpjekjet e kompanisë po japin rezultat dhe se po bën hapa të mëdhenj drejt synimit afatgjatë për të qenë punëdhënësi më tërheqës në sektorin financiar.
“UNIQA Insurance Group” daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”. Ndërsa sot ajo mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 18 shtete ku operon përmes 40 kompanive.
Ajo zotëron 21% të tregut të sigurimeve në Austria dhe është më e madhe në segmentin e sigurimeve shëndetësore.
“UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri teksa mbështet drejtpërdrejt ose përmes partnerëve, mbi 3.7 milionë klientë.
Sot, kompania numëron rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientë në 18 shtete, 33 miliardë euro në asete dhe mbi 7 miliardë euro prime vjetore. Ndërsa prej vitit 2007 është pjesë e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve përmes SIGAL.