11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta nga sot 7 lekë më shumë

Rritet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta nga sot 7 lekë më shumë

Një litër naftë do të tregtohet me 7 lekë më shumë.

Pas dy javësh “pushim”, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish, duke rritur çmimet e tregtimit të karburanteve në vend.

Edhe benzina ka pësuar rritje, me 190 lekë litri, nga 186 lekë nga vendimi i mëparshëm. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

Vendim i Bordit të Transparencës 04.03.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi ditën e sotme, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat