11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEcuria e tregut të sigurimeve gjatë janarit/ AMF: Sigurimet e detyrueshme 55.81%,...

Ecuria e tregut të sigurimeve gjatë janarit/ AMF: Sigurimet e detyrueshme 55.81%, vullnetaret 44.19%

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për muajin janar.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar 2023 kapën vlerën 1,712 milionë lekë, ose 20.6% më shumë se në janar 2022. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 96,527.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.54% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.46%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.19% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.81% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 560 milionë lekë.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2023 arritën rreth 756 milionë lekë, 34.53% më shumë se në periudhën janar 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ulje me 1.90% krahasuar me periudhën janar 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2023, patën një rritje me 30.30%  kundrejt muajit janar 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2023 siguruan mbi 351 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.71%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 37.19% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2023, vihet re një rritje prej 23.84% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 13.95% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar 2023, arritën në rreth 134 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.38% në krahasim me periudhën janar 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2023, arritën rreth 162 milionë lekë, ose 53.72% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2023 u rriten me 42.51% krahasuar me janar 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 350 milionë lekë, apo 62.55% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat