14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore/ Shefi i Urgjencës: 451 raste vetëm në janar-shkurt

Aksidentet rrugore/ Shefi i Urgjencës: 451 raste vetëm në janar-shkurt

Në rubrikën “Opinion” në News24, shefi i qarkullimit rrugor Tiranë foli për aksidentet që ndodhin në vendin tonë, marrë shkas edhe nga rasti i fundit, i përplasjes së një autobusi të linjës së Unazës në Tiranë.

LEXO EDHE12 makina u përfshinë në aksident, 9 të plagosur/ Shkak dyshohet humbja e kontrollit nga shoferi i urbanit të Unazës

Gjatë bisedës në studio, Gjoka tha se duhet treguar më shumë kujdes edhe nga ana e shoferëve, pasi sipas tij shumica e aksidenteve vijnë si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga ana e tij shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vetëm për periudhën janar-shkurt janë raportuar 451 aksidente.

Brataj: Janar-shkurt kemi 451 aksidente. Janë 8 aksidente në ditë. Pra po të flasim për aksidente për trauma në përgjithësi kemi mbi 2 mijë aksidente.

Gjoka: Shkaqet janë komplekse, por deri tani dominon shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve. Ka raste edhe që kanë të bëjnë me infrastrukturën. Nëse flasim për zonat urbane si në Tiranë, kuptohet që ka një natyre që gjithmonë nxitojnë. Pra ose shpejtësia, mosdhënia e përparësisë në rrethrrotullim. Pra ka një pakujdesi totale.

Brataj: 42 aksidente këmbësorësh, është edhe pakujdesi e këmbësorëve. Pra duhet një edukim.

LEXO EDHEJa pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat