Çdo vit në vendin tonë shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore malinje, të cilat shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke përbërë kështu shkakun kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat po prekin edhe mosha shumë të reja.
Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona po vuajnë pasojat Post-COVID të cilët do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend.
Të kurosh sëmundje të tilla kërkohen shpenzime të mëdha financiare por për ti ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë, SIGAL UNIQA Group Austria hedh në treg një tjetër risi, “Sigurimi anti-Tumor”.
Në një intervistë për RTSH, CEO i Grupit SIGAL, Z. Avni Ponari dha detaje nga ky produkt unik për tregun shqiptar të sigurimeve dhe jo vetëm.
“Sot, SIGAL UNIQA, në bashkëpunim me Swiss Re, një nga kompanitë më të mëdha në botën e sigurimeve, sjellin një produkt mjaft interesant, që është Sigurimi anti-tumorial. Ky produkt, i ofron mundësinë çdo person inga 0-80 vjeç që të marrë një sigurim vjetor, me një kosto të caktuar, në varësi të moshës, në varësi të gjinisë dhe të shumës që kërkon të sigurohet secili. Pra, mund të sigurohet nga 1 deri në 30 vjet duke paguar primin vjetor sipas vlerës së caktuar”, shprehet Ponari.
Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.
“Ky sigurim bën të mundur që në momentin e konstatimit të një tumori, qytetari i siguruar mund të marrë dhe të sigurohet për vlera 5 mijë, 10 mijë, 20 mijë, 50 mijë apo 100 mijë euro. Dhe këto para i merr menjëherë, në dorë, dhe kujdeset për veten e tij për tu kuruar në një nga spitalet që mendon ai dhe e zgjedh vetë. Kryesisht preferohet nga 10 deri në 30 mijë euro sepse është e mjaftueshme për kurimin e një sëmundjeje të tillë.
Ky produkt merret në çdo zyrë të SIGAL në të gjithë Shqipërisë ndërsa merret edhe online. Koha e fillimit, pas pagesës së primit, është 6 muaj. Pas 6 muajsh secili ka të drejtën të paraqitet në rast se është ekzaminuar me një shfaqje tumoriale të çfarëdolloji. Në çdo rast kemi edhe një opsion të dytë në një nga klinikat më të mira të Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë…”, tha për RTSH Drejtori i Përgjithshëm i Grupit SIGAL, Z. Avni Ponari.
Ky produkt ka një vlerë të jashtëzakonshme, pasi edhe kostoja e tij është e lirë krahasuar me atë që përfiton çdo qytetar.
Sigurimi anti-Tumor kushton jo më shumë se 100 euro në vit, ndërsa çdo qytetar, pa limit moshe, mund ta bëjë të tijin në çdo degë të SIGAL UNIQA, kudo në Shqipëri.
LEXO EDHE: “Monitor”: Edhe për vitin 2022, tregu i sigurimeve u kryesua nga SIGAL UNIQA Group Austria
Për më shumë informacione mund të shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
SIGAL UNIQA Group Austria, një mik i mirë për ditët më të vështira