16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeVdes një vajzë 11-vjeçare nga gripi i shpendëve, OBSH ngre alarmin për...

Vdes një vajzë 11-vjeçare nga gripi i shpendëve, OBSH ngre alarmin për kujdes të madh

Një vajzë 11-vjeçare vdiq nga gripi i shpendëve në Kamboxhia, viktima e parë e këtij virusi në vend në vite. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore.

OBSH ka bërë thirrje për “vigjilencë më të madhe”, ndërsa kujton se rreziku i transmetimit të virusit nga zogjtë te gjitarët është i ulët.

Vajza u sëmur më 16 shkurt me ethe, kollë dhe dhimbje të fytit dhe më vonë vdiq në spital, tha Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të Kamboxhias.

Alarmi i OBSH-së Rezultatet e testit konfirmuan se vajza ishte “H5N1 pozitive”, virusi i gripit të shpendëve.

Sëmundja zakonisht përhapet nga zogjtë te njerëzit përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila ditët e fundit tashmë kishte ngritur alarmin për një pandemi të mundshme globale,  ka pasur më shumë se 450 raste fatale në mbarë botën që nga viti 2003.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat