9.5 C
Tirana
Wednesday, November 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Fondi më i madh i pensioneve në Shqipëri", Monitor: Sigal Pension, 43.6%...

“Fondi më i madh i pensioneve në Shqipëri”, Monitor: Sigal Pension, 43.6% të totalit të aseteve

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve në fondet e pensioneve private gjatë vitit 2022 arrit në 36,518, duke iu shtuar rreth 2900 kontribues në krahasim me vitin 2021.

Numri i anëtarëve në dekadën e fundit është rritur me pothuajse pesë herë, por kjo rritje ka ardhur mbi një bazë shumë të ulët dhe shkalla e pjesëmarrjes së punonjësve në këto fonde ngelet gjithsesi ende modeste.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend,bazuar në Anketën e Forcave të Punës së INSTAT.

Anëtarët në fondet e pensioneve private deri tani ndahen në dy grupe kryesore: kontribues individualë dhe anëtarë të skemave profesionale, të ngritura nga punëdhënësit dhe që financohen pjesërisht apo plotësisht prej tyre, në formën e benefiteve për punonjësit.

Tregu i pensioneve private vazhdoi të rritet edhe në volumin e aseteve neto.

Vlera e tyre në fund të vitit 2022 arriti në 5.7 miliardë lekë ose mbi 49 milionë euro.

Ndryshe nga sa ndodhi me fondet e investimeve, tregu i pensioneve private nuk pati pasoja negative nga rritja e normave të interesit vitin e kaluar. Fondet e pensionit nuk i kontabilizojnë instrumentet financiare me vlerë të drejtë, por me kosto të amortizuar dhe për këtë arsye normat e kthimit nuk patën efekte negative nga rritja e yield-eve.

Nga katër fondet aktive në fund të vitit të kaluar, për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 43.6% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.6%, Raiffeisen Pension me 21.2% dhe Albsig Pension me 5.5%, shkruan ndër të tjera revista “Monitor” në artikullin e saj.

LEXO EDHE: Pensionet private gjatë vitit 2022, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ruan lidershipin në treg

AMF PREZANTOI NË KUVENDIN PROJEKTLIGJIN “PËR FONDET E PENSIONIT PRIVAT”

Këtë muaj, Kuvendi i Shqipërisë nisi shqyrtimin e projektligjit të ri për fondet private të pensioneve, që synon t’i bëjë investimet për një pension privat në pleqëri më tërheqëse dhe t’i japë shtysë rritjes së këtij tregu.

Projektligji parashikon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve. Aktualisht kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontribut, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas projektligjit të propozuar nga AMF, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritej deri në nivelin e pagës minimale të miratuar. Ky parashikim e lidh vlerën e zbritshme nga taksat me ecurinë e pagës minimale dhe mundëson që lehtësirat fiskale të ndjekin rritjen e kësaj page. Qeveria ka paralajmëruar se këtë vit paga minimale do të rritet në 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë që është aktualisht.

Projektligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Projektligji i përgatitur nga AMF sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, atij me pjesëmarrje të mbyllur. Ky fond është i ngjashëm me skemat profesionale të pensioneve që aplikohen aktualisht nga disa kompani, por ndryshimi është se në fondet e mbyllura pjesëmarrja është ligjërisht është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme.

LEXO EDHE“Çdo gjë e sigurt dhe transparente”/ Investimi në Fondin SIGAL, Ponari: 11 mijë anëtarët tanë, aksionerë të aseteve që ne administrojmë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat