Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një pallat në Tiranë, pas Presidencës.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një pallat në katin e 6-të. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe nëse ka të lënduar.
Banorët e pallatit janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.