Dollari amerikan ka shënuar rritje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure pasi blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Monedha europiane sakaq edhe pse shfaqet në të gjelbër vijon të qëndrojë nën 115 lekë teksa është blerë sot me 114.9 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Franga zvicerane sakaq blihet sot me 115.8 lekë dhe shitet me 116.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal teksa edhe ajo ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e martë.
Paundi britanik është forcuar edhe ai ndjeshëm këtë mëngjes pasi është blerë sot me 130 lekë dhe është shitur me 131 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.